Zbardhet lista/ Ja kush janë 12 vendet që Basha iu dha aleatëve

Politika

Përfshirja e aleatëve në listat e Partisë Demokratike duket se ishte një nga pikat kryesore të Lulzim Bashës me qëllim që të maksimalizojë votat e të djathtës. Kështu, nga listat zyrtare rezulton se:

Partia Republikane ka marrë pozicionin 10 në Tiranë ku është Fatmir Mediu dhe pozicionin 14 në Tiranë ku është Blendi Sulaj.

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, ashtu siç edhe i shte njoftuar ka marrë pozicionin fitues 11 në Tiranë për kreun e saj, Dashamir Shehi.

Partia Agrare ambientaliste, ka marrë tre vende fituese, ku në Tiranë kandidon Fuad Haxhiymeri në pozicionin 13, në Durrës kreu i  saj, Agron Duka në pozicionin 5 dhe në Fier Olsi Cuko në pozicionin 5.

Partia Demokristiane, ka marrë një mandat deputeti te sigurt, ku do te kandidoje kryetari i  saj, Nard Ndoka si i  5-ti në Shkodër.

Ndërsa Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ka marrë pozicionin fitues me numër 3 në Vlorë për kryetarin e saj, Vangjel Dule si dhe pozicionin e diskutueshëm nr. 6 në Korçë, për Ligoraq Karamelon.

Partia Balli Kombëtar, pas negociatave me PD-në ka marrë pozicionin jofitues nr. 6 në Vlorë, për kryetarin e saj, Adriatik Alimadhi, ndërsa Partia e Gjelbër ka marrë pozicionin jofitues nr. 5 në Berat për Sazan Gurin. /

PD-ja ka bërë një marrëveshje edhe me Partinë Lëvizja e Legalitetit ku kryetari i  saj Sulejman Gjana kandidon i  4-ti në Dibër.

Pozicionet e aleatëve

Fatmir Mediu (PR)- 10 Tiranë

Dashamir Shehi (LZHK)- 11 Tiranë

Fuad Haxhiymeri (PAA)- 13 Tiranë

Blendi Sula (PR)- 14 Tiranë

Agron Duka (PAA)- 5 Durrës

Nard Ndoka (PDK)- 5 Shkodër

Vangjel Dule (PBDNJ)- 3 Vlorë

Adriatik Alimadhi (PBK)- 6 Vlorë

Olsi Cuko (PAA)- 5 Fier

Ligoraq Karamelo (PBDNJ)- 6 Korçë

Sazan Guri (Partia e Gjelbër) – 5 Berat

Sulejman Gjana (PLL)- 4 Dibër