Greqi/ Kultivonin Kanabis, bien në pranga tre greke dhe nje shqiptar

Greqi

Greqi/ Kultivonin Kanabis, bien në pranga tre greke dhe nje shqiptar

Bien në pranga nga policia e antidrogës, tre grekë dhe një shqiptar, akuzuar për kultivimin e fidanëve të kanabisit dhe trafikimin e kanabisit të papërpunuar në zonën më të madhe të Atikës Perëndimore

Sipas policisë, kultivimi u gjet brenda një shtëpie, ku të arrestuarit dyshohet se kishin ngritur një laborator të organizuar plotësisht për kultivimin e kanabisit.

Pas hetimeve policore, u gjetën dhe u sekuestruan zona të ndryshme të Atikës perëndimore, ndër të tjera: 32 fidanë kanabisi, 621 gram ekstrakte kanabisi të papërpunuara, 1,190 gram kanabis të papërpunuar, si dhe u gjetën dy armë gjahu dhe nji pistoletë me 7 fishekë. Të arrestuarit u dërguan në Prokurori të Athinës.