Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare: Operacioni i madh i policisë në kamerat e sigurisë dhe mediat sociale

Greqi

Trilleri nuk ka fund me zhdukjen e 19-vjeçares në zonën e Koropit në Periferi të Athinës. Policia po kërkon gjithçka duke filluar nga kamerat e sigurisë dhe mediat sociale.

Familja e 19-vjeçares, e cila nuk ka dhënë shenja jete për të 6-tën ditë radhazi, po përjeton orë të tëra agoni, pasi gjurmët e saj u zhdukën nga zona e Koropit, të Premten e kaluar pasdite.

Vajza e zhdukur Artemis Vasili

E vetmja “armë” e policisë deri më tani, është gjurma e fundit nga telefoni celular i vajzës, i cili u shfaq në antenën e një kompanie të telefonisë celulare në zonën më të gjerë në Paiania dhe Koropi.

Në të njëjtën kohë, forcat e policisë po kontrollojnë në kamera me lëvizjet e vajzës në Peania dhe Pallini, ndërsa në të njëjtën kohë ata konsiderojnë veçanërisht të rëndësishëm çdo informacion që bëhet i njohur, duke u përpjekur të kapin diçka.

Gjithashtu ditën e premte ora 23.50 televizioni grek Alpha ne emisionin “Fos sto Tunel” me drejtues Angeliki Nikolouli, do të jetë në lidhje të drejtpërdrejtë në ndjekje të gjurmëve të vajzës shqiptare, në një përpjekje për të hedhur dritë mbi këtë çështje.