ZHDUKJA E SHQIPTARES 22- VJEÇARE NË GREQI : JAM RRËMBYER ME NJË BURRË…

Greqi

Mesazhi i 22-vjeçares Paloma dërguar fqinjit të saj

22-vjeçarja Paloma, e cila rezulton e zhdukur që prej 12 dhjetorit në Chania, dyshohet se i ka dërguar një mesazh fqinjit të saj, ku i thotë se “është rrëmbyer me një burrë”. Një mesazh që aktualisht po shqyrtohet me shumë kujdes nga oficerët që trajtojnë rastin.

 

Në veçanti, Ajo ka shkruar: “Thuaji nënës që jam rrëmbyer me një burrë”. Pa sqaruar se me kë është, ku është dhe mbi të gjitha pa u interesuar të pyesë se si është fëmija i saj. Bëhet fjalë për një fëmijë 2 vjeç, të cilin ajo e ka pasur me ish-partnerin.