OKB-ja : PAPUNËSIA GLOBALE DO TË RRITET NE 2024

Ekonomi

Shkalla globale e papunësisë, nga 5.3% në 2022, ra në 5.1% në 2023, por në vitin 2024 dy milionë punëtorë shtesë pritet të kërkojnë punë, duke e rritur shkallën në 5.2%, vlerësoi ILO në raportin e saj mbi tendencat globale të punësimit dhe perspektiva sociale për vitin 2024.

Agjencia e OKB-së kujton se rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë Covid-19 është ngadalësuar në sfondin e tensioneve gjeopolitike dhe inflacionit të vazhdueshëm që ka çuar në një rritje të normave të interesit nga bankat qendrore.Rritja globale në 2023 ishte ende pak më e lartë se parashikimi dhe tregjet e punës treguan elasticitet të papritur, tha ILO.

Raporti, sipas tij, konstaton se vetëm Kina, Rusia dhe Meksika “përfituan nga rritja pozitive e pagave reale në vitin 2023”. Kjo e fundit është ulur në pjesën tjetër të vendeve të G20. Brazili (6.9%), Italia (5%) dhe Indonezia (3.5%) shënuan rëniet më të mëdha.