Greqia me anen e Sekretariati i Mbrojtjes Civile Z. Yannis Tafillis i ka kerkuar BE aktivizimin e shërbimit të Copernicus Europian për të regjistruar dëmin në Evia, gje qe eshte pranuar menjehere, theksojne mediat vendase.
Qëllimi i aktivizimit së Kopernikut Evropian është të prodhojë harta nga satelitët që regjistrojnë demet e shkaktuara nga zjarri.
Pamjet satelitore dhe harta nga shërbimi i Kopernikut, që do të kapin perimetrin e zonës së prekur, dhe do të vihen në dispozicion të drejtpërdrejtë te të gjitha organet përgjegjëse për regjistrimin e dëmeve, rehabilitimin e zonave të mësipërme, si dhe në planifikimin e projekteve dhe veprimeve për të parandaluar rreziqet nga zjarri si përmbytjet, rrëshqitjet e dheut etj.