Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija i ka kërkuar kreut të Qeverisë, Edi Rama, që t’i propozojë Këshillit të Ministrave shkarkimin nga detyra të zv.ministres së Financave, Irena Beqiraj. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga burime qeveritare që pohojnë se ky qëndrim i zv.kryeministres vjen një ditë pas deklaratave të Beqiraj ndaj saj dhe veçanërisht ndaj ministres teknike të Financave.
Motivacioni i kërkesës së Mandijas drejtuar Ramës për shkarkimin e zv/ministres është “për shkelje të hapur të Kodit Etik dhe rregullores së Ministrisë së Financave, duke konsumuar veprën penale të fyerjes, cenim të hierarkisë administrative dhe ‘shpërdorim detyre’ duke shkelur rëndë autoritetin e ministrit të Financave dhe Zv/kryeministrit më deklarata publike në rrjetet sociale dhe media”, pohojnë burimet për “BalkanWeb”.
Beqiraj, e cila doli në një deklaratë për mediat, raportoi disa të dhëna teknike për paratë në qarkullim, duke shkaktuar edhe reagimin e zv.kryeministres.