Zv/kryeministrja kallëzon “Alpetrolin”, 164 punësime në fushatë

Politika

 

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija,  në cilësinë e drejtueses së Task-Forcës, referoi sot në Prokurori 164 punësime në shoqërinë “Alpetrol” të cilat janë shkelje të Kodit Elektoral.

“Bazuar në VKM-në Nr.473, datë 1.06.2017, pika 31, germa ë,  zyra e zv. kryeministres Mandija njofton se që ka dyshime të arsyeshme që janë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin për media.

Një ditë me parë zyra e zëvendëskryeministres referoi rastin për 18 punësime pas kësaj periudhe. Por sot në vijim të informacioneve të reja të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u verifikua se ka me qindra punësime të tilla në shkelje të Kodit Elektoral. /E.SH/