120 mijë emigrantë mbritën në Europë në 2018, Spanja mban numrim më të madh në Evropë.

77

Sipas UNHCR-së, një total prej 119,575 refugjatëve dhe emigrantëve ardhur nëpërmjet rrugëve tokësore dhe detare në Evropë gjatë vitit 2018. Vendi që regjistroi numrin më të madh të të ardhurve të vitit të kaluar ishte në Spanjë me 62.479 (mbi 50 për qind).

Një numër i konsiderueshëm për Spanjën aë për 2017 regjistronte 28,349 (afërsisht 17 për qind e të ardhurve në Evropë nëpërmjet rrugës tokësore dhe detare në përgjithësi) dhe 14.603 në 2016 (rreth 4 për qind e të ardhurve në përgjithësi).

Afërsisht 21 për qind e refugjatëve dhe emigrantëve të cilët kanë ardhur në Spanjë gjatë vitit 2018 kanë qenë nga Maroku. Emigrantët nga Guinea ishin 20.8% të numrit të përgjithshëm të të ardhurve, ndërsa Malianët ishin grupi i tretë më i madh. Shumica dërrmuese, 77.5% e refugjatëve dhe emigrantëve që arritën në brigjet spanjolle ishin burra. Gratë ishin 10.9 përqind dhe fëmijët 11.7 përqind të totalit. Përfundimisht Spanja ka numrin më të madh të emigrantëve në Evropë, ndërsa Greqia e tejkalon Italinë, por vihet re se qeveria e tanishme spanjoll është duke ndjekur politikën e njëjtë dyerve të mbyllura” si pjesa tjetër e vendeve evropiane.