Çudia e allashqiptarçe : Nuk është kjo policia që duam, bllokon makinën e varrimit dy ditë, pse ndaloi anës rrugës…arsyeja?!…

327

Ditë Bajrami…Nje rast flagrant që ndodh nga autoritetet ligjzbatues, që për kapriço, racizëm apo paaftësi veprojnë në kundërshtim vetëm me ligjin, por më e keqja duke bërë ligjin në vend të zbatimit të tij. Nje ndalim parkingu pagohet me gjobe por jo me bllokim 2 dite…

Ngjarrja ka ndodhur kohë më parë në qender te qytetit te Lushnjes pranë gjimnazit, ku makina varrimit me targë greke kishte ndaluar anës rrugës. Në makinë ndodhej shoqëruesi pasi shoferi kishte shkuar per te marre nje shishe uje, por kur polici shikon se ka të bëj me shqiptar fillon edhe çudia allashqiptarce.

Ndodhi dhe kjo. Makina dergohet në parkingun e policisë së rrethit të qytetit të Lushnjes, me akuzën se makina e varrimit ka shkelur rregullat për ndalim parkingu, në një kohë kur fare mirë ligjzbatuesit duhet të bënin detyrën, duhet të prisnin gjobën dhe mbaronte odisea allashqiptarçe. Por…

Duke lënë menjëanë njerëzillëkun, duke parë se ka të bëjë me një makinë varrimi që ka ndaluar anës rrugës për arsye të ndryshme, lind pyetja përse vallë u bllokua kjo makinë dy dite?

Si dit Bajrami, shefi i policisë së rrethit ka mbajtur telefonin të mbyllur gjithë ditën dhe nuk ndodhej në punë, pasi duhej marrë mendimi i tij se çduhej të bëhej me këtë rast…

Por e kote, as nderhyrrjet e bashkisë se rrethit, të Ministrisë se Transportit, apo ministrise se rendit nuk bënë të mundur të komunikonin me shefin e policisë.

Si përfundim: nga procesverbalei doli se shoferi doli i pafajshëm dhe nuk kishte shkelur asnjë rregull…Por si i tillë, i pafajshëm ai duhej të pagonte 20 mijë lekë (vjetra) policsë për parkingun me arsyen se makina e tij u mbajt per dy dite ne polici. Gjë që u bë.Lekët u paguan pavarësisht se ai nuk kishte shkelur ligjin…/focus news/