Dhoma e Pasqyrave…

418

Tregim

Rudina Papajani MËRKURI / Ai ndodhej aty, një vend paksa i çuditshëm, por i njohur. Gjithmonë e dinte atë vend, ose të paktën ishte pikërisht ajo dhomë ku ulej në ëndër apo në realitet. Papritur u gjend në rrugë të madhe.Trupi filloi t’i deformohej, zëri po i trashej. Në një moment pështyma i’u zu në grykë, a thua se diçka po i zinte frymën. Kordat e zërit po i fikeshin dhe në ato çaste vetja i’u duk i mbaruar.

Gjithmonë po e linin pas dore, dyert i’a përplasin në fytyrë pa kurfarë mëshire. Ishte kthyer në një mjeran, pa lek në xhep. Flinte ku t’a gjente nata. Njerzit kalonin afër tij, e shtynin, e pështynin. A thua ai nuk ishte si ata. Papritur afër tij u afrua një njeri i veshur shik por me pamje monstre. Trupi i përngjante njeriut, kurse fytyrën i’a rrethonte një egërsi. Sytë e shqyer dhe nofulla e dalë të ngjallte krupë. Për çudi njerzit i përkuleshin sikur ai të ishte një perëndi. Ndjeu dorën e tij të ftohtë, zërin e akullt që i fliste. Ky çelës është fati jot. Provoje luksin tënd shtoi ai duke nxjerrë dhëmbët e tij si cakall. Ai rrëmbeu çelësin dhe hapi portën pa menduar gjatë.

Njeriu-mostër i foli përsëri:këto janë pasqyrat ku ti do zgjedhësh vetëm një. Në pasqyrën e parë pa veten të hijshëm me plot pasuri, por duhet të vriste njerëz që t’a gëzonte këtë madhështi. U largua me tmerr, ai nuk ishte vrasës. Kur u pa te pasqyra e dyta kishte të hante e të pinte, të jetonte pa kokëçarje. Vetëm se duhet të ishte një lëpirës i këpucëve të zotërinjve, të ulte kurizin që ata të ecnin mbi trupin e tij. Jo! nuk do të donte të ishte një zvaranik.

Pasqyra e tretë e bënte shumë të pasur, por duhej të vidhte, të rrëmbente njerëz. Kjo ishte e tmershme. Si mund të ndodhte një gjë e tillë. Në pasqyrën e fundit ai mund të ishte i lumtur, me ëndra që nuk mbaronin kurrë, por do të ishte gjithmonë i varfër, disi jashtë “Mode “, me pak mundësira në jetë. Do të punonte gjithë jetën, por asnjëherë s’do të ishte një pasanik. Vetëm se natën do të flinte i qetë ama, që mëngjezi t’a zgjonte me ëndra.

I humbur në mendime u tremb nga zëri i njeriut-mostër. Kë do zgjedhësh ndershmërinë dhe ëndrat apo i pasur me shumë vese. I mbytur në djersë ai heshti, zëra të shumtë i flisnin, vrapoi me vrap që të mund të shpëtonte nga zgjedhja. Tani nuk ishte më ai, por shumë njerëz, bisha, monstra brenda vetes që i luteshin, i rrëmbenin shpirtin, i merrnin peng zemrën, që nesër ti’a shkulnin pa kurfarë mëshire. U mundua të çlirohej,të luftonte derisa frymën të çlironte…Papritur ndjeu mornica në trup. Bulëza djersë të ftohta i rridhnin nga balli në fytyrën e skuqur. Liroi batanijen ,çarçafi ishte mbledhur shuk mbas qafës dhe po i merrte frymën.

U zgjua. Kishte qënë në ëndër. U ngrit me të shpejt dhe i hodhi një grusht ujë fytyrës si të çlirohej sadopak nga ëndra pështjelluese. Tek krihej në pasqyrë, mendoi, DUHET TË ZGJIDHTE ….