Greqi / Bravo për emigrantët shqiptarë, ndërtuan lulishte në Shkollën Fillore

295

Shqiptaret prej vitesh kanë treguar se jane ambasadorë të vertetë me kuptimin e plote te fjalës, edhe pse janë të braktisur nga shteti i tyre, konkretisht për shoqatën shqiptare ne Hania te Kretes, të cilët me inisiativat e tyre po tregojnë se janë të tillë duke fituar respektin e mbare shoqerisë vendase.

Pak kohe më parë morren inisiativen për te ndertuar nje urë te shkaterruar, ndërsa sot ata dorëzuan se lyeri falas një shkollë , ku do të mësojnë gjuhen shqipe femijet e tyre. Bëhet fjalë për Gjimnazin nr 1 në Chrysopigi

Nje respekt shkon per Afrim Avdine dhe shoqaten e tij te cilët me veprat e tyre na nderojne dhe ngrene akoma me lart figuren e shqiptarit…

Por inisiativat e tyre vazhduan edhe këtë fundjavën e kaluar nga  Shoqata e  Emigrantëve Shqiptarë të Kissamos në Kretë. Nuk është hera e parë që kjo shoqatë shqiptare merr inisiativa të tilla në zbukirimet e ambienteve të shkollave ku mësojnë fëmijët e tyre. Pas lyerjes se shkollës tashmë punuan për zbukurimin e saj ne ambientet e jashtme (fotot)

Janë anëtarët e shoqatës me përvojë në ndërtim dhe punë teknike të cilët këtë fundjave dhuruan një lulishte të bukur në Shkollën Fillore nr.1 të Kissamos, e cila tani do të zbukurojë ndërtesën dhe do ta modernizojë atë estetikisht për shumë vite. Një shembull i vullnetit të mirë dhe kontributit për shoqërinë ku ata punojnë dhe jetojnë. Ata meritojnë urimet me iniciativën e tyre” raportojnë mediat greke.

Protagonistët e kësaj pune janë : Gezim Muça, Gjergji Gjymenga, Luan Mona, Agron Gjymenga dhe Nazmi e Doriani.Kjo ishte një dhuratë e Shoqatës së Emigrantëve shqiptarë Kisamos në Hania të Kretës.

Por…

Për një urim të tillë Ambasada Shqiptare hesht… bashkë me të edhe shteti shqiptar…bravo !