“Këta janë tre lojtarët që do pasojnë epokën Messi-Ronaldo”

500

Eden Hazard, i cili është mesfushori i Chelseat, ka treguar emrat e tre lojtarëve të cilët ai mendoj se do të pasojnë epokën e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

“Shpresoj të fitoj një ditë Topin e Artë. E kam gjithnjë më mendje. Po përpiqem të kem një karrierë sa më të mirë, dua të jap më të mirën time, por mendoj se ka edhe lojtarë të tjerë që e meritojnë, tha belgu teksa po fliste në një intervistë për “Sky Sports”.

“Kur Messi dhe Ronaldo t’i varin këpucët në gozhdë, mendoj se Neymar Paulo Dybala dhe Greizmann do të jenë pasuesit e tyre”, përfundoi 26-vjeçari.