Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përmbyset automjeti

Aktualitet

Paraditen e sotme ka ndodhur një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, ku një automjet është përplasur me bordurën dhe është përmbysur në autostradë.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në afërsi të Maminasit, ku drejtuesja e mjetit shtetësia me inicialet N. M,. 31 vjeç, banuese në Tiranë dhe pasagjeri A. D,. 32 vjeç, kanë pësuar lëndime të lehta.

Gjithashtu njoftohet se të dy personat e përfshirë në aksident janë dërguar në spitalin e Durrësit , ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.