Media gjermane ZDF lajm të parë tërmetit në Shqipëri, ja çfarë shkruan

56

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë që lëkundi ditën e djshme vendin, ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.  Media gjermane ZDF, lajmin për tërmetin që shkundi vendin e ka si lajmin e parë në programin cellular.

ZDF jep lajmin që në mesnatë një tjetër tërmet 4,8 ballësh ka goditur Durrësin. ZDF shkruan se ky ishte tërmeti më i madh i prej dekdash që ka goditur vendin. Po ashtu raporton se njerzit gjatë gjithë natës kanë ndenjur jashtë ose në makinat e tyre. Raportohen për 108 të plagosur, por pa viktima.

Gjithashtu ZDF shkuan se për arsye të tërmetit Edi Rama ka anulluar takimin e OKB në New York. Më tej shkruhet se në Mesdhe takohen disa pllaka tektonike që jane pjesë e Europës, Afrikës dhe Azisë.

ZDF ka publikuar deklaratën e një eksperteje nga Instituti i Gjeoshkencave dhe Burimeve Natyrore në Gjermani.

Mesdheu është një nga rajonet më aktive për tërmetet në Evropë. Atje, pllaka kontinentale afrikane dhe euroaziatike lëvizin drejt njëra-tjetrës, duke shkaktuar tensione që shkarkohen pa masë përmes tërmeteve.
Për më tepër janë edhe të ashtuquajturat mikropllaka që lëvizin në Adriatik. Sidoqoftë, edhe tërmete si ato të shtunës nuk janë të zakonshëm në Shqipëri, e cila ndodhet në brigjet e Adriatikut.
Kohët e fundit pati tërmete të ngjashme të fuqishme më 1 qershor në Korçë, në juglindje të vendit. Aty pati një tërmet me madhësi 5.2 ballë. Edhe atëherë u shënuan dëme të konsiderueshme”.- shkruhet në artikull.