Çmënduria e PS, hap thesin e mashtrimeve

Aktualitet Kryesore

Koordinatorët e qarqeve të Partisë Socialiste kanë prezantuar në Kongresin e PS të mbajtur në Durrës kandidatët për deputetë. Koordinatorët e zonave kanë folur dhe mbi premtimet elektorale që sipas tyre do të përkthehen në plan pune gjatë mandatit të dytë. Ditmir Bushati, Arben Ahmetaj, Sajmir Tahiri e Gramoz Ruçi prekën disa prej çështjeve thelbësore si ofrimi i 220 mijë vendeve të punës, ulja e borxhit, largimin e gjykatësve të korruptuar dhe mbështetje për fermerët dhe bujqësinë. Që nga sot u hap përsëri thesi i mashtrimeve…

Partia Socialiste nga Durrësi ka prezantuar kandidatët për deputetë shoqëruar edhe me premtimet elektorale të saj në rast të fitores së zgjedhjeve të 18 qershorit.

‘I nderuar që shërbej në vendin e të parëve të mi’ ishte përshëndetja e Ditmir Bushatit i zgjedhuri si koordinatori i qarkut të Shkodrës.

Bushati: Për ne është Shkodra që pranon ndryshimin, Shkodra që duam, Shkodra që ecën e hapin e qyteteve të tjera simbol. Ne do ti ofrojmë edhe Shkodrës një prespektivë të re, një prespektivë të qartë zhvillimi.

Nikolla: Të gjithë bashkë për ti dhënë një frymëmarrje të re Lezhës me vlera, me punë, me rezultat, për lezhën që duam.

Rritje të pagave me 40% në mandatin e dytë, rritje të PBB 5.5%, uljen e borxhit publik nën 60% dhe 220 mijë vende pune ishin garancitë e dhëna nga koordinator i Kavajës dhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj.

Ahmetaj: Ne garantojmë 220 mijë vende të reja pune në mandatin e dytë dhe ulim për herë të parë papunësinë në nivelin një shifror.

Kryetari i degës së Tiranës, Sajmir Tahiri, veçoi se në 18 qershor ka një garë me rëndësi të veçantë, me padrejtësinë me gjykatësit e korruptuar.

Tahiri: Në 18 qershor ka garë dhe nuk ka garë me partitë, por me 18 qershor më së pari ka garë me drejtësinë, me gjykatësit e korruptuar.

Brenda dy vitesh do të përfundojë gangrena e kullimit të tokave dhe do të implementohet statusi i naftëtarit, ishin fjalët e Gramoz Ruçit.

Ruçi: Do të marrë fund telenovela e çertifikimit mbi tokën, të realizohet ëndrra e naftëtarëve për statusin e tyre.

Mbështetje të tjera janë ofruar për bujqësinë dhe fermerët, uljen e tatim fitimit nga 15 në 5% për kompanitë e përdorimit të teknologjisë së informacionit me qëllim tërheqjen e investimeve nga rajoni dhe bota.