Poezi për Pellumb Marnikolaj i vrarë nga policia greke

720

Kanë kaluar dy vite e gjysëm kur Pëllumbi u vra nga racizmi grek, u vra brenda në komisariatin e policise në Ano Patisa në Athinë. Një vrasje që bëri bujë për mënyrën si u vra dhe si u tentua në atë kohë të mbulohej krimi nga autoritetet greke. Pak më parë gazetari Aulon Kalaja i ka kushtuar nje dokumentar të 29-vjeçarit nga Lezha, duke mos anashkaluar dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama më 16 gusht të 2016.

Sot shoku i tij Arianit Niti i ka kushtuar një poezi të paharuarit Pëllumb Marnikolaj, shqiptarit të vrarë në mes të 190 të vrarëve në tokën helene…Sot nga kembengulja e familjes se tij hetimet kane filluar perseri nga drejtesia greke, duke hedhur poshte pretendimet e policise se ai u hodh nga dritarja e policise…

 

Thonë kur bien tërmete

shkulen dhe malet nga rrënja

zhduken e bien qytete

po ti do mbetesh në zëmra

 

Thëllëzat,zogjtë e sorkadhet

u mblodhën e qanin tok

nuk vjen më djalë si Pëllumbi

Një trim i zgjedhur në shok

 

O Pëllumb i trimërisë

o djalë i zgjuar me halle

djem fisnik si ty o trim

rriten rrallë në këto male

 

Iku djali gojë ëmbël

fjalë mjaltë e zemër bardhë

prandaj na piku në zëmër

helm që s`na ka për të dalë

 

o Pëllumbi ynë i dashur

o zambak përmbi lëndinë

të të puthë Nëna ballin

të të puthë Nëna synë

 

O ti vesa që veson barin

bjerë,e bjerë për çdo natë

ta bësh më të butë barin

që ti duket si krevat

 

Hapu varr mos e mbaj brënda

të dalë të gëzojë jetën

e kërkon Babai dhe Nëna

se mbetën si qyqe vetëm

 

Çaje varrin ti moj këngë

fluturo si asnjë herë

ngrihe Pëllumbin në këmbë

që ta shohim dhe njëherë