Te drejtat (e mohuara) te gruas emigrante

2327

Nga Elona Kataro /

Eshte e gatshme Greqia te perballoje dallimet raciale ne kuadrin ligjor, arsimor, politik, ne besimin fetar apo shoqerine greke?

Kjo ishte tematika e nje workshopi te organizuar nga Forumi i Emigranteve ne Greqi, me referuese kryesore znj.Maria Giannakaki, Sekretare te Pergjithshme te te Drejtave te Njeriut prane Ministrise se Drejtesise, me qellim qe te pasqyrohen sa me sakte problemet dhe propozimet e bera te merren per baze per ndryshimet e duhura ligjore.

Ne kete aktivitet merrnin pjese perfaqesues komunitetesh dhe organizata te ndryshme, te cilet diskutuan per tematikat perkatesr. “Jeta”, anetare e Federates se Shoqatave Shqiptare ne Greqi u perfaqesua nga znj. Kristina Kapurani dhe Lefteri Metkaj, te cilat folen rreth te drejtave te gruas emigrante.

“Kur flitet per te drejtat e gruas, mendja te shkon ne fakt tek te drejtat e mohuara te saj. Gruaja emigrante, kolona e nje familjeje te shendetshme, qe sot ne Greqine e krizes mban mbi supe peshen e rende te ekonomise, vazhdon te mbetet e padukshme. Ajo hyn cdo dite ne shume familje greke, ashtu pa bere zhurme pastron dhe sistemon, kujdeset per femijet dhe te moshuarit dhe largohet po pa xhurme per t’u rikthyer te nesermen. Puna e saj duket, por ajo vete jo. Nuk e sheh punedhenesi qe t’i ofroje siguracionin, nuk e shohin entet e tatimeve apo sigurimet shoqerore. Sot, emigrantja shqiptare mban mbi supe 25 vite pune te rende por… mohuar! Keshtu, ajo nuk meriton libreze shendetesie, nuk meriton vjetersi pune per pension dhe nese divorcohet… nuk meriton as leje qendrimi!”. Keto ishin disa nga pikat ku u ndal Kristina Kapurani.

Ndersa mesuesja Lefteri Metkaj e perforcoi me tej problemin e ngritur duke u shprehur se “me veshtiresi te pakapercyeshme perballen edhe shume gra qe kane nevoje per ndihme mjekesore apo jane shtatzena. Ato duhet te kene ne krah mjekun, te kryejne analiza dhe ekzaminime, te shtrohen ne spitale apo te sjellin femijet e tyre ne jete pa u renduar nga stresi apo frika qe nuk kane libreze shendetesore. Gruaja emigrante, e cilitdo komunitet qofte, ndryshe nga vendaset, nuk perfiton sherbime mjekesore falas, edhe kur te ardhurat e saj vjetore jane zero. Perderisa mbajme statusin e emigrantit, – theksoi ajo, i njejti diell na ngroh, me te njejtat probleme perballemi, te njejtin racizem perballojme, te njejtin fat kemi kudo qe jemi”.
Takime te kesaj natyre kane rendesine e vete pasi bashkepunimi me komunitete te tjera ben qe te jemi me te fuqishem ne zerin e emgrantit per te kerkuar te drejtat tona.

Por eshte pergjegjesi edhe e gruas emigrante te jete e perfshire ne organizata shoqerore, te jete pjesemarrese, te informohet per fatin e saj, te kerkoje ndihme e te jape ndihme. 
“Eja, dhe ti moter emigrante, mos veshtireso hapat e tua, eja te marresh pamjen e qete e te bukur, te qenies GRUA!”, ishte mesazhi i “Jetes” percjelle nga znj. Metkaj.