Shpetim Zinxhiria / Tragjedia e fundit duhet të zgjojë Evropën që tashmë është kthyer rruga e vdekjes! Dy rastet e fundit ne Itali me mbi 1160 viktima tregon se dëshpërimi i njerëzve në vëndet ku ata jetojnë është i madh. Por për sa kohë do të ketë luftime në vendet afrikane dhe në atë të Lindjes së Mesme, aq i madh është rreziku për jetën e emigrantëve. Por numri i përgjithshëm pa llogaritur vitin 2015 mbështetur në dokumentat zyrtare te The “List of Deaths” 2014 regjistron 19.204 viktima…
OKB-ja, në raportin e fundit ka theksuar se zhvendosja e detyruar e njerëzve është nivelin më të lartë që prej Luftës së Dytë Botërore. 50 milion janë zhvendosur nga shtepitë e tyre, sipas raportit të OKB-së më 20 qershor 2014. Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) publikoi një raport mbi numrin e refugjatëve, azilkërkuesve dhe personave të zhvendosur brenda vendit në mbarë botën, një shifër që ka tejkaluar 50 milion për herë të parë që pas Botës Dytë Luftës. Raporti vjetor i UNHCR-së titulluar “Global Trends» bazuar në të dhënat e mbledhura nga qeveritë, OJQ-të dhe vetë UNHCR, tregon se deri në fund të 2013, mbi 51.200.000 njerëz u detyruan të jenë të zhvendosur, dmth 6 milionë më shumë ose 45,2 milionë që ishte regjistruar në 2012.
Kjo rritje e madhe është kryesisht për shkak të luftës në Siri, ku deri në fund të vitit të kaluar detyron 2.5 milion njerëz të bëhen refugjatë dhe 6.5 milion të zhvendosen brenda vendit. Zhvendosjet të rëndësishme të reja kanë ndodhur edhe në Afrikë – kryesisht në Republikën e Afrikës Qendrore dhe deri në fund të 2013, dhe Sudanin e jugut. Globalisht, 51.200.000 janë zhvendosur ku dhe paraqet një numër të madh të njerëzve që kanë nevojë për ndihmë. Kjo ka implikime për ndihmë financiare nga shtetet donatore në botë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të kapërcejë mosmarrëveshjet dhe të gjejnë zgjidhje për konfliktet aktuale në Jug Sudan, Siri, Republika e Afrikës Qendrore dhe gjetkë. Sot, numri i personave të detyruar të zhvendosur në botë është i tillë sa popullsia e vendeve të tilla si: Kolumbia, Spanja, Afrika e Jugut apo Korenë e Jugut theksohet në raportin e OKB-së
Evropa rruga e vdekjes
Të dhëna të reja për kalimin e parregullt të Mesdheut, për vitin 2014 tregojnë një rritje alarmante të numrit të njerëzve që kanë humbur jetën e tyre duke u përpjekur për të udhëtuar në Evropë. Përqindja e këtyre njerëzve për një jetë më të mirë dhe në shpetim të jetës është rritur ndjeshëm. Nga 1 Korriku deri 30 shtator 2014, një total prej 90.000 njerëz shkuan në Evropë nga deti dhe të paktën 2200 u vranë në këtë përpjekje. Konkretisht nga periudha 1 janar – 30 qershor të 2014, numri i tyre ishte 75.000 emigrantë. Me fjalë të tjera, gjatë gjysmës së parë të vitit, një njeri i cili bëri udhëtimin për në Evropë kishte shansin në 1,06% e humbjes së jetës së tij, ndërsa në tremujorin e tretë të këtij vitit, përqindja është dyfishuar, duke shkuar në 2,4 %. Në total, 165,000 njerëz kanë kaluar Mesdheun për 6 mujorin e parë të 2014, krahasuar me 60.000 gjatë gjithë vitit 2013. Ndërsa në tremujorin e dytë shifra pati një rritje me 1219 viktima të tjerë, duke e mbyllur këtë vit me 3.419 viktima. Ky është një numër rekord, i cili pasqyron nivelin e dëshpërimit të këtyre njerëzve. Këto 3.419 vdekje nuk janë vetëm statistika, secili prej tyre është një jetë njerëzore me historinë e vet personale, sfond, arsyet e frikës dhe shpresat për të ardhmen. BE-ja nuk arriti të mbrojë secilin nga ata, por ende hesht.
Të dhëna në vite mbi tragjedinë
– 1993, pati 57 viktima, ku 11 prej tyre ishin shqiptarë, që u mbytën më 1 janar të këtij viti, duke shkuar për në Itali.
– 1994, pati 123 viktima, nga këta 17 ishin shqiptarë.
– 1995, pati 192 viktima, nga këta 55 ishin shqiptarë.
– 1996, pati 471 viktima, ku më 25 dhjetor të këtij viti humbën jetën 283, nga këta 3 ishin shqiptarë.
– 1997, pati 344 viktima, nga këta 104 janë shqiptarë. Ky është viti që shënon numrin më të madh të viktimave shqiptare, ku siç dihet më 28 mars të këtij viti humbën jetën 87 shqiptarë që po lundronin nga Vlora për në drejtim të Italisë.
– 1998, pati 548 viktima, ku 61 prej tyre ishin shqiptarë dhe 10 kosovarë.
– 1999 pati 549 viktima, ku 109 ishin kosovarë dhe 59 shqiptarë. Vetëm më 16 gusht të këtij viti humbën jetën 100 kosovarë, ndërsa në dhjetor humbën jetën në një varkë të vogël 78 kurdë që kishin drejtimin për në Itali.
– 2000 pati 686 viktima, ku 9 prej tyre ishin shqiptarë dhe 5 kosovarë. Vetëm më 19 qershor të këtij viti humbën jetë 62 kinezë.
– 2001 kishte 468 viktima, ku 3 prej ishin kosovarë që kishin marrë drejtimin për në Itali.
– 2002 kishte 999 viktima, ku vetëm 3 shqiptarë kanë humbur jetën , ndërsa për një ditë, më 30 nëntor të këtij viti, humbasin jetën 56 libianë që kishin marrë drejtimin për në Itali.
– 2003 pati 1172 viktima, ku më 26 qershor të këtij viti humbën jetën 189 libianë që udhëtonin në drejtim të Italisë, si dhe një shqiptar më 23 nëntor të këtij viti.
– 2004 pati 1047 viktima , ku më 10 janar të këtij viti humbën jetën 26 shqiptarë që kishin marrë drejtimin për në Itali, ndërsa më 2 tetor humbën jetën 75 marokenë, si dhe tunizianë që po udhëtonin për në Itali.
– 2005 pati 684 viktima, ku më 12 mars të këtij viti humbën jetën në këtë ditë 112 që kishin marrë drejtimin për në ishujt Kanarine.
– 2006 pati 2088 viktima, ku vetëm më 12 qershor të këtij viti humbën jetën 250 emigrantë që kishin marrë udhëtimin për në brigjet e Lampeduzës së Italisë.
– 2007 pati 1968 viktima, ku vetëm në një tetor të këtij viti humbën jetën 150 vetë nga Senegali.
– 2008 u regjistruan 836 të vdekur, ku vetem me 7 Qershor pati 149 viktima nga Algjeria, Bangladeshi, Egjipti.
– 2009 u regjistruan të paktën 2220 viktima, ku më 29 mars u mbyten në dy anije 800 njerëz të kombësisë somalezë. Po këtë vit kanë humbur jetën ujrat detare edhe 5 shqiptarë të moshës 17-24 vjeç që po vinin në drejtim të greqisë
– 2010 u regjistruan të paktën 660 viktima
– 2011 regjistroi të paktën 1,478 viktima, nga këta1,387 janë mbytur këtë vit duke u përpjekur për të arritur Evropën nga Libia dhe Tunizia, ndërsa pjesa tjeër kanë vdekur në keq trajtime apo kampe të perqëndrimit.
– 2012 u regjistruan 2.200 viktima, tre here më shumë se dy vite më pare
– 2013 u regjistruan 2.360 viktima, një numër akoma më imadh se në vitet e mëparshme
– 2014 pati 3.419 viktima një numër i madh që përbën rekord ku tregon qartë dëshpërimin e këtyre njerëzve
Realitetet fatale të Europës, për bukën e hidhur të kurbetit
The “List of Deaths” që në shqip përkthehet “Lista e Vdekjeve” është një dokument që UNITED ka regjistruar që nga viti 1993, si pjesë e fushatës në vazhdim të publikimeve të njëpasnjëshme duke e titulluar: Realitetet fatale të Fortesës së Evropës. Që përfshin të gjitha rastet e vdekjeve të raportuara që kanë ndodhur si pasojë e politikës së emigracionit evropian, për shkak të udhëtimeve klandestine në Evropë, militarizimit të kufirit, kushtet e paraburgimit, procedurat e dëbimit dhe vuajtjeve të paimagjinueshme fizike dhe psikologjike të shkaktuar nga politikat jo efektive dhe tërësisht që nuk funksionojnë për azil. Për vitin 2014 lista nr. 19204 regjistron një record si asnjëherë tjetër me 3.419 viktima. Por është e pamundur të dihet numri i vertetë vdekjeve të numëruar, ekspertët vlerësojnë se ka gjasa të jetë tre herë më të larta sesa ato të dokumentuara. “Lista e Vdekjeve” është hartuar duke përdorur burime lajme, raporte, konkrete dhe dokumentet të regjistruara nga OJQ-të, institutet kërkimore, mediat, burime qeveritare etj
Në ujrat e Adriatikut kanë humbur jetën 417 emigrantë shqiptarë.
Në listen makabre gjatë këtyre 18 viteve të fundit, sipas List of 13824 documented refugee deaths through Fortress Europe. “UNITED for Intercultural Action”, kanë humbur jetën 427 emigrantë shqiptarë. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në Detin Adriatik duke udhëtuar për në kanalin e Otrantos.
1993 – kanë humbur jetën 14 shqiptar
1994 – kanë humbur jetën 15
1995 – kanë humbur jetën 57
1996 – kanë humbur jetën 4
1997 – kanë humbur jetën 104
1998 – kanë humbur jetën 67
1999 – kanë humbur jetën 62
2000 – kanë humbur jetën 25
2001 – kanë humbur jetën 17
2002 – kanë humbur jetën 14
2003 – kanë humbur jetën 1
2004 – kanë humbur jetën 26
2005 – kanë humbur jetën 1
2006 – nuk kanë humbur jetën
2007 – nuk kanë humbur jetën
2008 – kanë humbur jetën 44
2009 – nuk kanë humbur jetën
2010 – nuk kanë humbur jetën
2011 – nuk kanë humbur jetën