Punëtorët shqiptarë të cilët do të shkonin në Igoumenitsa dhe prej andej për në Shqipëri janë penalizuar me gjoba. Policia greke sot të Martën në mëngjes ka kryer kontrolle intenstive në stacinet e autobuzeve (KTEL).
Në fakt, policia gjeti punëtorë shqiptarë që punonin si ndërtues në Mikonos që përpiqeshin të arrinin në Igoumenitsa në mënyrë që të ktheheshin në atdheun e tyre, duke pasur parasysh edhe pezullimin e punimeve në ishullin Mikono. Gjoba e vendosur për ta ishte jo më 150, por 300 euro sepse ata u përpoqën të transferohen në një njësi tjetër rajonale.