Ka mbi 15 muaj që po heshtet dhe procesi i vrasjes se shqiptarit 29-vjeçar ka mbetur aty ku ka filluar, pasi shteti nuk mund të dënojë vetë shtetin.
Focus News.al gjatë kësaj kohe ka ndjekur hap pas hapi këtë vrasje zyrtare të ndodhur brenda ambienteve të komisariatit të policisë në Ano Patisias me 3 gusht 2016.
Javën e kaluar sëbashku me të jatin e të ndjerit Focus News beri edhe një investigim tjetër ku sipas fakteve konkrete doli në konkluzionin se nuk ishte një vetvrasje por ishte vrasje.
Focus News që në fillim të ngjarrjes ishte ne ambientet e policisë dhe pikërisht në dhomën e vogël 2.5 x2.5 metra ku mbahej 29-vjeçari Pëllumb Marnikolaj.
Focus News trokiti ne dyert e dy komisariateve të policisë në Athinë duke marrë shpegime të ndryshme, ku asnjera nuk përputhej me tjetrën. E vetmja gje që përputhej simbas dy komisariateve ishte se ai u vetvra.
Shtjellimi i ngjarrjes lë shumë boshllëqe, duke u nisur nga mungesa e njoftimit të policisë vendase, e cila në panik e mbajti te fshehur këtë vrasje për gati një javë, duke mos lajmëruar as drejtorinë e përgjithshme.
Por…
– Policia në Ano Patisia ku ndodhi vrasja (nga tortura deri ne vdekje) nuk lajmëroi ambasadën shqiptare për vdekjen e 29-vjeçarit.
– Policia dha urdhër për varrosjen e 29-vjeçarit pa lajmëruar Ambasadën Shqiptare në Athinë, në një kohë që viktima kishte emër dhe mbiemër, si dhe adresën ku banonte.
– Njoftimin për vdekjen e 29-vjeçarit policia greke e dha pas 12 ditësh me anën e -mail me nr.prot 9001/24/57-16.89.a më 18 gusht të 2016, kjo me kerkesën tone
– Pas verifikimit të Focus New, dhoma ku mbahej 20-vjeçari Marnikolaj ishte e vogël një tavolinë dhe dy karrike dhe cdo tentim lëvizje ishte tej e kontrolluar.
– Duke marrë në konsideratë deklaratën e policisë lartësia nga eshtë hedhur shqiptari nuk i kalon 6-7 metra….( shihet ne foto veranda)
– Varrimi i 29-vjeçarit u tentua nga ana e policisë të bëhej urgjent si një i panjohur, në një kohë kur viktima kishte adrese dhe një përfaqësi dipllomatike…
– Raporti i mjekut ligjor lidhur me autopsine eshte i ndryshem dhe enigmatik