Greqi / Dalin detajet e fundit të vrasjes së gruas 55-vjeçare : “Të lutem mos më vrit”

Greqi

Sherri mes 55-vjeçares dhe partnerit të saj në Selanik zgjati rreth gjysmë ore, para se ai ta vriste përfundimisht. Dëshmitë tregojnë autorin e vrasjes brutale si një alkoolist, nervoz dhe i dhunshëm, raportojne mediat vendase.

Detajet e vrasjes brutale që ndodhi të hënën pasdite në rrugën Gravias të Selanikut janë tronditëse. Një fqinj i 55-vjeçares Eleni Ch. e cila u gjet e vrarë në banesën e saj, dëgjoi minutë pas minute vrasjen në rrugën Gravias.

“Te lutem mos me vrit”

Sipas dëshmisë së fqinjit, sherri mes 55-vjeçares dhe partnerit të saj zgjati rreth tridhjetë minuta. Në një moment gruaja fatkeqe bërtiti: “Të lutem mos më vrit”. Disa minuta më vonë ai e dëgjoi atë duke rënkuar. Kishte pasur goditje dhe rrahje.

Policia në kërkim për arrestimin e autorit

Kujtohet se autori me shtetësi gjeorgjiane, pasi ka vrarë partnerin e tij, është larguar nga banesa me duar të njollosura në gjak në drejtim të panjohur. Deri më tani, përpjekja e Policisë për gjetjen e tij vazhdon me intensitet të pakufizuar. Policia është ne kërkim për gjetjen e autorit.

Dëshmitë e vendasve dhe një shoku të viktimës paraqesin autorin e vrasjes brutale si një person i varur nga alkooli, nervoz dhe i dhunshëm.