Ngjarje tragjike në Tiranë, 35-vjeçari i jep fund jetës duke prerë damarët

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një 35-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke prerë damarët.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet S.C është gjetur i pajetë në banesë në rrugën “Myslym Shyri”.

“Më datë 07.08.2022, rreth orës 20:25, në rrugën “Myslym Shyri”, në banesë, shtetasi S. C., 35 vjeç dyshohet se ka prerë damarët e duarve dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.