Kush është Safet Gjici, babai i 4 fëmijëve dhe gjysh, i besuari i Ramës në Kukës

Aktualitet

Gjici arriti të marrë një mandat të dytë pasi siguroi 49.34% të votave në zgjedhjet e ’14 Majit’. 53% ishte pjesmarrja e qytetarëve kuksianë që i besuan mandatin e dytë Gjicit, i cili sot i la të shokuar

TIRANË- Safet Gjici është personazhi i ditës. Kryebashkiaku i Kukësit u bë viral në rrjetet sociale pasi u publikua një video e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë (që sipas tij ka marrëdhënie prej disa kohësh) brenda zyrës. Pamjet u shpërndan masivisht, SPAK nisi hetimet për të dhe vajzën në fjalë, e më pas ai u detyrua që të jepte dorëheqjen.

“Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video….Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth…”.Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen’- ishte një pjesë e deklaratës së Gjicit, ku njoftoi më pas largimin nga detyra.

Po kush është Safet Gjici, tashmë ish-kryebashkiaku i Kukësit?

Babai i 4 fëmijëve, e tashmë edhe gjysh, Safet Gjici është një person shumë i njohur në Kukës. Ai arriti të marrë një mandat të dytë pasi siguroi 49.34% të votave në zgjedhjet e ’14 Majit’. 53% ishte pjesmarrja e qytetarëve kuksianë që i besuan mandatin e dytë Gjicit, i cili sot i la të shokuar.

Gjici njihet si biznesmen i suksesshëm dhe zotëron aksione në disa kompani si “ EuroGjici Security”, “Kevin Construksion” dhe “Futboll Klub Kukës”.

Në skedën e pasurisë Safet Gjici ka deklaruar një sërë pronash të cilat i zotëron në Tiranë, Kukës e Golem si dhe shpenzimet e bëra për mobilimin e disa prej apartamenteve të tij.

Tashmë nuk dihet nëse Gjici do vijojë të qëndrojë në Kukës, në qytetin që dikur drejtonte, apo do largohet, pasi ‘turpi’ që mbart tani është shumë i madh…./Dosja.al