A e eliminon ankthin “telefoni në heshtje”? Studimet e reja përmbysin atë që kemi ditur deri tani

Psikologji

Shumë prej nesh kanë vënë re se shpesh kalojmë shumë kohë në celularin tonë duke kontrolluar aplikacionet dhe njoftimet.

Mirëpo, ka edhe nga ata që për të reduktuar kohën e përdorimit të celularit zgjedhin ta vendosin në heshtje që të mos e hapin me çdo njoftim të ri që marrin.

Megjithatë, kjo nuk i bën dobi shëndetit të tyre pasi, sipas përfundimeve të një studimi, të publikuar së fundmi në “Computers in Human Behavior”, njerëzit priren ta shikojnë celularin e tyre më shumë kur është në heshtje sesa kur është në modalitetin e zërit. përballen me “frikën e humbjes”, pra ndjejnë ankth të madh për mundësinë e humbjes së diçkaje që ka ndodhur.

“Kur ata e dinë se nuk do të dëgjojnë tingullin e njoftimit, njerëzit kanë më shumë frikë se mos ‘humbet’ diçka, kështu që ata përdorin pajisjen e tyre edhe më shumë,” shpjegon Meng Qi Liao, autore e studimit dhe kandidate për doktoraturë në Penn State University Communication.

Studimi tregoi se ata që kishin celularin e tyre në heshtje, shpenzonin më shumë kohë në rrjetet sociale, ndërsa e hapnin celularin më shpesh në krahasim me ata që nuk kishin aktivizuar modalitetin e heshtur.

Çfarë duhet bërë:

“Në vend që të fiknin njoftimet ose të vendosnin telefonin në heshtje, njerëzit që përballen me frikën e humbjes mund të rregullojnë cilësimet e tyre të njoftimeve në mënyrë që të marrin në mënyrë selektive disa prej tyre,” sugjeron Dr. Liao dhe rekomandon që përdoruesit të aktivizojnë, për shembull, njoftimet e familjes dhe miqve.