A VLEN TE DEBATOJME PËR POLITIKE AKTUALE?

Kryesore Opinion

Prof.Doc. Fane S. TARIFA  /  Unë me përvojen dhe aq pakëz njohuri që kam grumbulluar mendoj se asnjeherë dhe në asnjë vend Pushteti që me fjalë i thonë i popullit, nuk ka qenë kurrë i popullit…

Që opozita është dhe duhet si një oponencë e domosdoshme ndaj revanshit dhe egërsisë së pushtetit, kjo ka qënë dhe mbetet një diçka e nevojeshme, por a ka patur ndonjeherë një opozitë të saktë produktive, konstruktive dhe qe t’i shërbejë vërtet interesave të popullit?

Unë mendoj se jo, sepse gjithnjë opozitat e mbetura jashtë pushtetit kanë luftuar për të kapur sërish pushtetin për vehte, sepse me të lidhet dhe copa më e madhe e tortës. Bazuar në protesten e tashme të PD dhe në kërkesën e saj ultimative, vetëm e vetëm për qeveri teknike më së shumti pyes :

-Qeveria që kërkohet do jetë produkt i marrëveshjes mes partive apo qeveri e popullit?

Ne duam një qeveri që të jetë produkt i interesave dhe dëshirave të popullit, apo të partive?

Mënyra si bëhet kjo kërkesë ultimative duke anashkaluar proçesin e rëndësishëm të Vettingut në fushën e drejtësisë lë pakëz shije jo të mirë. Në emër të popullit flitet kur ke mandatin e tij dhe jo kur ja do qejfi lidereve të njerës apo tjetrës parti. Shkoni atje në parlament të nderuar zotërinj dhe ngrini zërin e demaskoni me argumente dhe me fakte këdo, qe ka tejkaluar ose ka shkelur e shtrembëruar mandatin e popullit, miratoni proeçesin e Vettingut se ashtu e rrisni më shumë reputacionin tuaj, se sa duke ndenjur aty nëpër çadra.

Eshtë e drejta juaj të rrini edhe aty, por është një qendrim që unë e mnedoj pa bereqet, pa një strategji të mirëmenduar. Në respekt të çdo proteste dhe të çdo qendrimi opozitar uroj që me gjakftohtësi të ecet me maturi drejt një zgjidhjeje sa më të volitëshme në interes të popullit. Mirë është që kerkohen zgjedhje të nderëshme, po kush i kërkon ato, ajo parti që në 1996 vodhi aq shumë sa e çoi shifrën rreth 80%, që përgatiste kuti të tëra të paraplotësuara dhe del tashmë në rolin e hajdutit, që thërret kapni hajdutin! Eshtë e saktë që edhe PS dhe LSI morën përvojën e PD dhe hynë në garë kush të vjedhë, apo të blejë më shumë.

Atëherë kujt mund t’i besohet për ndershmëri në procesin e zgjedhjeve ?