Aksident i rëndë trafiku pranë Stacionit Kufitar të Kakavisë: Raportohet për 7 të plagosur

Greqi

Një aksident i rëndë trafiku me përplasje anësore të 2 makinave ka ndodhur të enjten pranë Stacionit Kufitar të Kakavisë.

Sipas televiyionit grek ERT, shtatë persona kanë mbetur të plagosur lehtë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca të EKAV-së të cilët kanë transportuar të plagosurit në Spitalin e Përgjithshëm Hatzikosta për ekzaminim dhe mjekim të plagëve të tyre.

Të gjithë të plagosurit janë të huaj, përkatësisht tre të rritur dhe katër fëmijë të moshës 12 deri në 15 vjeç, të cilët ndodheshin në dy automjete.