Më datë 25.08.2017, rreth orës 12:20, Salla Operative Vlorë njoftohet se në aksin rrugor Vlorë-Llogara, në dalje të Orikumit, janë përplasur dy mjete.
Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip ”Ford-Fokus”, me drejtues shtetasin I.I., 57 vjeç, është përplasur me një motorr tip ”Liberty”, me drejtues shtetasin M.M..
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit dhe po transportohet me ambulancë në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit Ford, për në Komisariat si edhe po punon për zbardhjen e plot të rrethanave të ngjarjes.