Konflikt për pronat, plagoset me sëpatë në bark 25-vjeçari

993

Mesditën e sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Memaliaj, ku një 25-vjeçar është plagosur me sëpatë në bark.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në fshatin Zhulaj, pjesë e njësisë administrative Qersarat.

Policia ka deklaruar se pas një konflikti pronësie, shtetasi me inicialet B. A., 47 vjeç, ka plagosur me sëpatë 25-vjeçarin, A. R., bashkëfshatar të tij.

Aktualisht 25-vjeçari ndodhet në Spitalin Gjirokastrës dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë autori i dyshuar është ndaluar nga policia.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: