Ambasada e SHBA : Protesta mund të jetë e dhunshme

Aktualitet

ambasada 1Protesta mbaroj në rrugë demokratike dhe paqësore ashtu siç ishte premtuar nga opozita, por Ambasada amerikane në Tiranë kishte paralajmëruar qytetarët e saj që të kishin kujdes ditën e sotme gjatë protestës së opozitës, e cila do të nisi në orën 11:00 në sheshin “Skënderbej”. Përmes një deklarate të lëshuar gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, ambasada ka paralajmëruar qytetarët e vet që të shmangin zonat e demonstrimeve, të rrisin sigurinë personale dhe të ushtrojnë kujdes nëse gjenden përballë ndonjë tubimi, proteste, apo demonstrate. Protesta ka për qëllim të jetë paqësore, por shpesh të tilla kthehen edhe në të dhunshme. Tubimet e mëdha publike mund të përhapen në të gjitha arteriet kryesore hyrëse të qytetit ku ato ndodhin, por edhe më gjerë. Rishikoni planet tuaja personale të sigurisë dhe monitoroni stacionet e lajmeve për t’u informuar mbi situatën”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Ambasada amerikane. Por protesta mbaroj ashtu siç kishte deklaruar opozita se do të bëhej paqësore në rrugë demokratike.

ambasada 2