Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka bërë një njoftim të rëndësishëm për emigrantët që jetojnë ne vendin fqinj. Ambasada bën të ditur se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit të qytetarëve që kanë aplikuar deri më 31 korrik të 2020.
Sipas institucionit, procedura për tërheqjen e tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00
NJOFTIMI I AMBASADËS
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se, kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit deri më 31 korrik 2020.
Shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë HYRJES NR. 1 të Ambasadës.
Ambasada thekson se procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00
“Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën na dërgoni në adresën e emailit: [email protected]
- EMËR MBIEMËR
- ADRESËN E SAKTË TË BANIMIT
- KODIN POSTAR
- NUMRIN E CELULARIT
- FOTO TË KUPONIT TË APLIKIMIT
Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë”.