Ambasadorja e Shqipërisë takim me kryetarin e Bashkisë të ishullit Ko (Video)

Greqi

Sot ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkise të ishullit Ko. Një takimi tepër miqësor që ka zgjatur rreth 30 minuta në prezencë të mediave vendase.

Kryetari i Bashkisë pasi ka uruar ambasadoren tonë për këtë vizitë midis te tjerave u shpreh se se : “Kini ardhur ne nje kohë kur ishulli po vizitohet nga një numer i madh vizitorësh për të parë më shumë edhe gjallërinë dhe historinë. Ka shumë rëndësi se shumë njerez nga Shqipëria ka zgjedhur ishullin Ko vendin e banimit, ku ne verë numri tyre rritet për arsye pune.

Kemi rreth 3 mijë shqiptarë që qendrojnë me leje qendrimi në ishull. Jemi i vetmi vend ne Greqi ku mban përgjegjësi përsa i përket gjithë procesit të lejes se qendrimit për të huajt. Kjo ka shumë rëndësi pasi u sherbehet me mënyrëmn më të mirë të huajve që duan të marrin lejen e qendrimit. Ka mbi një vit e gjysëm që lidhur me lejet e qendrimit proçesi bëhet ne mënyrë elektronike, ku më parë kishte një burokraci e pabesuar, ndërsa sot i interesuari nga komjuteri i tij mund të plotësojë vetë se cfare duhet dhe vonesat zvogëlohen. Një vonese ka qenë edhe për arsze të pandemisë. Evropa i ka bërë këto para shumë vitesh, ndëras ketu ka patur vonesa nga pandemia.

Ambasadorja Luela Hajdaraga ka falenderuar kryetarin e bashkise për këtë takim, ka  theksuar se: Lidhur me këtë problem e ka shumë vonesa ne rinovimet e lejeve te qendrimit, ku duhet gjetur një mënyrë më pozitive. Jam krenare që gjendem ne ketë detyrë si ambasadore afërsisht një vit e gjysëm. Më e rëndësishme është se shqiptarët që punojnë këtu janë një urë miqësie midis dy vendeve. Tirana është një kryeqytet evropian dhe ju ftoj ta vizitoni.

Në mbyllje të takimit ambasadorja u shpreh : Ju faleminderit për takimin dhe pritjen tuaj edhe njëherë shtroj si shqetësim problemin e voneses se lejeve te qendrimit, ku të bjerë në duar sa më shpejt, Gjihashtu dua te shtroj problemin e shkollës ku fëmijët shqiptarë të  mësojnë dhe të ruajnë gjuhën e tyre, duke hapur klasa si ne Athinë dhe ne vende te tjera ne Greqi.”

Lidhur me këtë problem kryetari i Bashkisë u përgjigj se : Keta fëmijë që vijnë nga Shqipëria si dhe ata qe lindin këtu në një farë mënyre gjuha e nënës është gjuha greke, integrohen në mënyrën më të mirë në shkollat greke. Fëmijët tanë u rriten bashkë kanë shumë miq me ta, në hapat e para flisnin dy gjuhë. Mendoj se kjo eshtë një kërkesë në mënyrë kombëtare për dy vendet, nëse ka direktiva duhet të plotësohen këtu dhe në vende të tjera. Dua të siguroj se integrimi i tyre në çdo fushë bëhet në mënyrë sa më të mirë. Ne jemi krenare për ta.

Në mbyllje të takimit kryetari u shpreh se : I uroj pushime të mbara dhe një ambasadore e mirë edhe për ishullin Ko, ku me kete rast për mirnjohje dua ti uroj një libër për historinë e ishullit Ko dhe i them që ta lexojë pas pushimeve, te shijojë pushimet”