Greqi / Në gjëndje kritike jeta e një të burgosuri pas episodit të përgjakshëm në burgun e Hanias

Greqi

Një nga tre të burgosurit e huaj me kombësinë pakistaneze, të cilët u plagosën dje në pasdite gjatë përpalsjeve të egra me tre shqiptarë, në kohën e ngrënies në burgun e Agisë në Hania, i është nënshtruar një operacioni në spitalin e qytetit Chania. Sipas mediave lokale i burgosuri është dërguar me hemorragji në spital, pas lëndimeve të rënda të shkaktuara nga objekte të mprehta në gjoks dhe ne vende te tjera te trupit.

24 orët e ardhëshme do të jenë të rëndësishme për jetën e tij, pasi në orën 16 është futur ne sallën e operacionit, dhe askush nuk eshte i sigurte per jeten e tij, ndërsa dy të tjerët janë lenduar me lehtë dhe ende ndodhen ne spital.

Megjithatë, në lidhje me konfrontimin të burgosurve në burgjet e Agisë në Hania, një burg i mbyllur i sigurise se larte, vlen të përmendet se falë ndërhyrjes së stafit të tij të burgjeve, u rivendos rendi dhe të burgosurit u kthyen në qelitë e tyre.