Universi është një vend i pafund dhe numrat na ndihmojnë për të përshkruar se shpesh herë, gjërat atje janë aq shumë të mëdhaja dhe aq shumë të vështira për tu kuptuar nga mendja njerëzore. Për shembull, astronomët së fundmi kanë zbuluar një vrimë të zezë në një cep shumë të largët të universit. Kjo vrimë e zezë nuk është thjesht e madhe, është jashtezakonisht e madhe dhe pothuasje aq shumë e ndritshme. Ky objekt, rreth 12.8 bilion vjet larg nesh, është 420 trilion herë më i ndritshëm dhe 12 bilion herë më masiv se dielli.
“Pavarësisht madhësisë, një vrimë e zezë operon mbi të njëjtat parime përmes të gjithë hapësirës dhe kohës, për aq sa di njerëzimi. Kur një yll i madh, harxhon energjinë e tij bërthamore, nuk mundet më të vetëpërmbahet dhe graviteti i tij shkakton edhe shkatërrimin. Kur një yll është mjaftueshëm i madh, disa herë më i madh se dielli, formon një rajon të hapësirës kaq të dendur sa që as edhe drita nuk mund të shpëtoje nga e ashtuquajtura eventi horizont”.
Vrima e zezë e zbuluar së fundmi, e quajtur SDSS J010013.02 është e vecantë për disa arsye, jo më pak e rëndësishme nga të cilat është edhe madhësia. Megjithatë, duke përfshirë këtu edhe moshën e tij, madhësia është akoma edhe më e pazakontë. Për shkak të largësisë prej 12.8 bilion vitesh dritë, drita që vjen nga ky objekt është 12.8 bilion vjet e vjetër. Kjo e vendos në një fazë shumë të hershme të universit, më pak se 1 bilion vjet pas Big Bang. Është 6 herë me i madh dhe më i shndritshëm se cdo vrimë tjetër e zezë e zbuluar nga ajo periudhë.
Ju mund të pyesni veten se nga vjen e gjithë ajo dritë. Kjo është një vrimë e zezë në fund të fundit dhe ne po flasim për ndricimin e saj. Kjo mund të duket kontradiktore, por astronomët nuk e dalluan dritën duke ardhur nga vrima e zezë.
J010013.02 mund të quhet më mirë një quasar, një rajon jashtëzakonisht i ndricuar i hapësirës i shkaktuar nga disku shtesë që ndricon përreth vrimës së zezë supermasive. Teksa materia rrotullohet në një vrimë të zezë, ajo nxehet dhe emëton radiacion elektromagnetik.
Në këtë rast, astronomët në Kinë e dalluan atë aq të dukshme sa një dritë pothuasje infrared, përmes një teleskopi të vogël dhe më pas morën edhe ndihmën e astronomëve në SHBA dhe Kili për t’i hedhur një sy më mirë. Kjo është më shumë se një gjë e cuditshme e universit. Ekzistenca e këtij objekti mund të ndryshojë mënyrën se si shkencëtarët mendojnë mbi kushtet në universin e hershëm. Kjo vrimë e zezë mund të ketë akumuluar një mas të jashtezakonshme në një periudhe të shkurter për tu bërë kaq e stërmadhe. Disa kërkues madje spekulojnë se kushtet në universin e hershëm mund të kenë ndihmuar formimin e një vrime të zezë kaq të madhe sa kjo nga një re e madhe gazi më shumë se sa një yll.
Astronomët janë duke planifikuar një seri të ardhshme observimesh të quasar-it. Megjithëse është ekstremisht i ndritshëm, distanca e jashtëzakonshme do ta bëjë sfiduese për të parë se cfarë tjetër ka në atë zonë. Një aspekt tjetër pozitiv i vendndodhjes së quasar-it është fakti se mund të përdoret për të ndriçuar çdo gjë që mund të ekzistojë mes quarar-it dhe Tokës, duke lejuar në këtë mënyrë zbulimin e objekteve të reja dhe fenomeneve të tjera.
Ora news