Përse nuk pronocehet asnjë nga mediat? Një indiferentizëm i tillë ka vite që po mbizotëron mbi mediat tona të akredituara në Greqi, një sëmundje e pashërueshme deri tani. Janë këto, të cilat kur kanë të bëjnë me të ashtuquajturin “Lajmi i Zi” vihen në garë dhe vrapojnë se kush do ta japë i pari, ndërsa kur bëhet ndonjë aktivitet kulturor as qe marrin mundimin për të vrapuar dhe jo më për ta publikuar. Konkretisht bëhet fjalë për shpalosjen e kulturës dhe traditës shqiptare në emigracion me anën e festivaleve të ndryshme gjë që deri më sot nuk është marrë në konsideratë nga ndonjë gazetarë apo korespodent. Maestro Thoma Papa është ideatori dhe organizatori i “Festivalit të Dytë Kënga Jonë në Emigracion” ku sëbashku me stafin e tij Sokrat Llambro, Petrit Selmani, Bekim Hoxha dhe Luan Zylfo, bënë të mundur që në Teatrin Maria Kaluta në Neo Kozmo, rruga Timokreondos nr.6 (data 20-21-22 Nëntor ora 18) të hapë dyert falas për publikun artdashës.
Lidhur me këtë Focus News bëri një bisedë me organizatorin Thoma Papa mësoi se ky Festival organizohet një vit pas “Festifalit të Parë” organizuar një vit më parë, ku këtë radhë do të ketë supriza. Çdo gjë është gati për neser thotë Thoma Papa, po një frikë mbetet për të mungesa e mediave shqiptare. Në mbyllje thotë se: “Nuk na perkrah njeri, në një kohë që ne me anën e Festivalit shpalosim vlerat dhe flamurin tonë shqiptar në Athinë…Kjo është e paparë në asnje vend të Botës”
Le të shpresojmë se këtë radhë gazetarët shqiptarë do ta mbështesin këtë festival.