Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh sensibilizues për kursimin e energjisë elektrike.
Ajo i porosit qytetarët të fikin dritat kur dalin nga banesat dhe të shmangin ndriçimin e panevojshëm.
“Kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize botërore, është detyrë për çdo qytetar. Përpara se të dilni nga shtëpia sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura. Shmangni ndriçimin e panevojshëm, gjatë kohës që jeni në shtëpi”, shkruan Balluku në FB