Basha: Braktisja e vendit, veprim i dëshpëruar nga mungesa e mundësive

Aktualitet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi të shtunën se “braktisja e vendit nga shumë shqiptarë është veprim i dëshpëruar nga mungesa e mundësive dhe e shpresës”.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Basha shprehet se shqiptarët largohen nga vendi për të shpëtuar veten dhe fëmijët e tyre nga varfëria dhe injoranca. “Ikin për të shpëtuar nga droga dhe krimi, që pasi pushtoi politikën, tani po pushton ekonominë duke u bërë kërcënim për pronën dhe jetën e çdokujt. Shqiptarët ikin nga vendi ku qeveria dhunon në mënyrë sistematike të pamundurit dhe të pambrojturit dhe favorizon e mbështet vetëm kriminelët dhe grabitqarët”, shprehet Basha.

Duke bërë Kryeministrin Rama përgjegjësin kryesor për eksodin masiv të shqiptarëve, Basha shprehet se “dita-ditës po shtohen raportet dhe vendet europiane që tregojnë atë dhe qeverinë e tij me gisht për kanabizimin dhe kriminalizimin e vendit”.

“Vetëm të bashkuar dhe të vendosur për tu përballur me të keqen mund ta ndryshojme qeverisjen dhe jetën tonë. Shqipëria ka mundësi të mëdha për të gjithë, nëse qeveriset mirë”