“Ne dëshirojmë që Bashkimi Evropian ta mbajë fjalën e tij në lidhje me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë. Nuk ka të bëjë vetëm me besueshmërinë tonë si BE. Një rajon i qëndrueshëm dhe i sigurt në zemër të Evropës është gjithashtu në interesin tonë strategjik. Ne kemi një qëllim për të vendosur që negociatat e pranimit me BE të fillojnë së shpejti.
Gjëja e rëndësishme tani është përmbushja e pritjeve dhe shpresave të njerëzve të Maqedonisë Veriore. Rruga e reformave dhe sundimi i ligjit duhet të vazhdojnë në mënyrë të vazhdueshme. Gjermania është pranë me Maqedoninë Veriore si përkrahësi i saj, ” tha Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas para nisjes për në Shkup, sipas Agjencisë Gjermane (DPA).