“BELERI I PËRKET DREJTËSISË ”, XHAÇKA I PËRGJIGJET GREQISË : JO ÇËSHTJE E 2 QEVERIVE

Politika

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis për çështjen e Fredi Belerit.

Përmes një postimi në platformën X, Xhaçka i drejtohet homologut të saj grek, duke i kujtuar se çështja Beleri i përket drejtësisë dhe nuk është çështje as e qeverisë shqiptare dhe as asaj greke.

“Nuk ka mundësi që miqtë & fqinjët tanë grekë të jenë të vetmit që kanë të drejtë, kur këmbëngulin në një kërkesë të rrëzuar nga gjykatat shqiptare dhe të qartë për miqtë e partnerët e tjerë, të cilët thonë se kjo është një çështje e drejtësisë shqiptare. Organet e reja të drejtësisë shqiptare kanë folur qartë me vendimet e tyre dhe qeveria shqiptare ka folur qartë po ashtu: Çështja e betimit të kryebashkiakut të ndaluar nga drejtësia është një çështje e drejtësisë. Jo e qeverisë shqiptare. As e qeverisë greke. Homologut tim grek për të cilin kam shumë respekt, i kam thënë se për këtë çështje nuk duhet të niset nga ligji grek por nga ligji shqiptar. Dhe sipas ligjit shqiptar, s’ka vullnet politik që e nxjerr zotin Beleri nga burgu apo që fut noter në burg që ai të bëj betimin si kryebashkiak. Me keqardhje po kjo është kështu dhe vetëm kështu”, shprehet Xhaçka.