Ben Blushit: Klemend Balili nuk arrestohet se është i LSI thoni ju. Po u arrestua ai, bie koalicioni

Aktualitet Kryesore

Deputeti dhe themeluesi i LIBRA-s, Ben Blushi ka lëshuar akuza të forta në sallën e Kuvendit, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka mbushur Kuvendin, qeverinë dhe ministritë e tij me njerëz të inkriminuar.

Duke folur për personat e inkriminuar, Ben Blushi ka folur vetëm për rastin e fundit, atë që prej 7 muajsh nuk është arrestuar Klemend Balili.

Ai ka akuzuar Ramën se nuk e arreston Balilin sepse thonë se Balili është i LSI-së dhe po u arrestua ai, bien koalicioni.

“Po të marr rastin e fundit Klemend Balili. Nuk qenka urgjencë që ai nuk arrestohet prej 7 muajsh. Çfarë nevoje ka për të përkthyer 10 mijë faqet e DEA-s amerikane. Pse nuk arrestohet? Sepse është i LSi-së dhe nëse ai arrestohet koalicioni cenohet dhe bie. A ka qeveri në Evropë që thotë nëse një kriminel arrestohet na bie qeveria. Kjo është qeveria e Elvis Roshit dhe Kelmend Balilit.

Votat e tua nuk mjaftojnë për të të mbajtur në pushtet, këta të sigurojnë vota. Në Shkodër, dihet kush janë kriminelët. Dy prej tyre janë në burg, në Lezhë”, është shprehur Ben Blushi gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Rama i përgjigjet Blushit:

Nardi e kuptoj që ke të drejtë të zhgënjehesh. Ju mund të çuditeni unë jo. Një pyetje dua t’iu bëj juve dhe atyre që na dëgjojnë. Sikur të mos kishit figurën dhe zërin, çfarë dallimi kishte nga Saliu nga zoti Beni. Saliu ka gjithë jetën që thotë frikacak, por Beni shkoi dhe më përpara. Përdori atë shprehjen jua them unë. Kur i ngecte mendimi bënte e pra, ja pra. Një gjë është për t’u sqaruar. Në fakt dembel i kam thënë vetëm Benit. Të gabosh është njerëzore, të insistosh në gabim është mizore. Këtu prap janë njësoj si Beni si Saliu. Do kishte qenë më mirë origjinali se sa kopja.

Beni e harron që ishte kjo qeveri e cila i dha vendit statusin e kandidatit europian.  Ti Jozefina mbaj Saliun se Beni të lë në rrugë, Saliu nuk të lë.

Reformat tona ia dhanë Shqipërisë statusin.

Blushi:

Ishe qesharak sot. Çështja e integrimit është themelore dhe nuk dua të humb kohë duke bërë shaka me ty. Integrimi është themelor dhe vetëm një maxhorancë amatorësh mund ta marrë kaq pak seriozisht. Integrimi është bllokuar për shumë arsye, krimi, korrupsioni, varfëria, mjerimi, emigracioni, cenimi i gjykatave nga politika. Ço qeveri bën një bilanc. Ti ke vetëm bilanc gallatash çfarë ka bërë si e ka gjetur vendin dhe si po e lë. Ka më pak kanabis apo ka më shumë. Ti je totalisht i paaftë për të qeverisur. Aftësia jote është vetëm për të bërë miq si Elvisi, Vangjushi.  Ti në fakt ke shumë probleme po edhe në të gjitha ato bashkë je dembel dhe nuk ke arritur dot të firmosësh aq shumë shkresa sa të kam shkruar unë. /SYRI.net/