Besnik Aliaj: Pse ishte gabim ajo që ndodhi me “Qemal Stafën”

Opinion

 “Disa sqarime per publikun shqiptar dhe per Ambasaden Italiane ne Tirane”!

 

fasada e stadiumit Qemal Stafa– Ishte pjese e ansamblit arkitektoniko-urbanistik nga kompleksi ministrive, bulevardi, deri tek kompleksi zyrtar i fashizmit i projektuar ne vitet 30-40, qe me pas ne komunizem u quajt sheshi universitar, dhe sot sheshi Nene Tereza …

– Historia e ketij ansambli shtresezon disa shtresa dhe disa periudha historike: mbreterine, fashizmin, komunizmin dhe ekonomine e tregut …

– Ansamble te tilla historike i gjen ne Itali (EUR, etj) dhe ish koloni te Italise gjate fashizmit. Te gjitha ruhen sot e kesaj dite me ligje te trashegimise. Nderhyrja ne to ndalohet rreptesisht dhe mbrohet edhe nga konventa nderkombetare dhe UNESCO sepse jane trashegimi kombetare e boterore …

– Krahasimi me rastin e diges ne Asuan dhe zhvendosjeve arkeologjike atje ska vend. Uji pijshem dhe per vaditje, apo energjia ne nje vend pothuaj shkretetire si Egjipti jane rendesi strategjike dhe jetike kombetare, dhe per me teper qe nuk ka nje Asuan te dyte atje … Ndaj parimi zhvendosjes arkeologjike atje eshte i vetmi opsion qe imponon zgjidhjen radikale por korrekte te zhvendosjes. Sqaroj qe asnje pjese nuk shembet!

– Ndertimi i stadiumit te ri kombetar ne Tirane eshte me rendesi edhe per ne … Natyrisht jo sa uji pijshem dhe energjia jetike … Nderkohe Tirana ka sa te duash vende te tjera per te ndertuar stadium te ri … Dhe per me teper kulla-pallat dhe qendra e biznesit/tregetare nuk perbejne prioritet jetik strategjik kombetar per ne!

– Do ishte me mire te kishim 2 apo 1 impiant kombetar per futbollin ne se do ndertonim te riun diku tjeter dhe kete ekzistuesin ta restauronim?! …

– Vendosja e nje impianti te tille edhe me te madh ne kapacitet e permasa ne qendren me te densifikuar te vendit, duhet te shoqerohej me anekse ndihmese e fusha te tjera stervitore sipas standardeve olimpike e teknike … te cilat tashme nuk ekzistojne si mundesi … pasi jane ndertuar pallate edhe ne fushat stervitore eksiztuese …

– Ne raste eventesh ne qender bllokohet totalisht me polici qarkullimi dhe e drejta aksesit te pronave per qytetaret e banoret qe jetojne/punojne ne ate zone … Zona vendoset ne presion te papare! Rreziku ndaj akteve te dhunes e terrorit ne zone rritet! … Ndryshe pse bllokohet zona me polici?! …

– Sporti humbi perfundimisht pisten atletike kombetare kryesore ne vend … Ndersa Tirana humbi nje tjeter hapesire publiko-sportive qe tashme privatizohet …

– Se fundi perse flet politika per keto ceshtje?! … Perse nuk flasin fare ekspertet e: … IMK-se?! … te drejtorise se trashegimise se Ministrise se Kultures?! … keshilltaret teknike te politikes?! … autoret e kesaj nderhyrjeje?! … arkitektet urbanistet historianet ne teresi?! … shoqatat, forumet, universitetet e specializuara te trashegimise, historise, arkitektures, urbanistikes ndertimtarise?! … Po Instituti italian i kultures dhe Ambasada italiane ne Tirane?! …/Ora News/