Biletat për emigrantët u shtrenjtuan/ Nga 25 euro shkon në 70 euro bileta e autobusit nga Tirana në Athinë

Aktualitet

Që nga 17 gushti kanë hyrë në fuqi rregullat e reja të udhëtimit në Greqi.

Shqiptarët, që shkojnë në vendin fqinj bëjnë tamponin, që mesatarisht kushton 100 Euro. Analiza përkthehet, pajiset me kod sigurie dhe noterizohet. Ne do ta konkretizojmë gjithë procesin me historinë e Antonit, emigrant në Greqi.

“Bëra tamponin këtu, në një laborator privat. Më kushtoi 130 Euro. Do ta çoj te noteri. Bileta ka shkuar sot 70 Euro vetëm vajtje. Kështu që mua më shkon kthimi në Greqi, 210 Euro gjithsej. Nisem të dielën. Megjithëse shtrenjtë do iki, do marr më vonë edhe familjen. Andej do jetoj”.

Autoritet greke thonë se i kanë ashpërsuar rregullat, pasi kanë hasur fletë të falsifikuara analizash. Për këtë arsye, kërkojnë që dokumenti të pajiset edhe me një kod sigurie.