Biseda Mitsotaki – Macron: Greqia do të marrë pjesë në një operacion humanitar në Mariupol

Greqi

Mediat vendase raportojne se gjatë një bisede që kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar në Këshillin Evropian me presidentin francez Emanuel Macron, Greqia ka rënë dakord të marrë pjesë në një operacion të mundshëm humanitar në Mariupol.

Ata shtojnë se interesi i veçantë i Greqisë për Mariupolin dihet, për shkak të komunitetit grek që tashmë është në zi për humbjet.

Më herët, Kyriakos Mitsotakis në Samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s iu referua tragjedisë që po ndodh në Mariupol, e cila, siç theksoi ai, “pothuajse u fshi nga harta”.