Janullatos vizitoi Belerin në burg, mediat greke: I dha mbështetje shpirtërore

Kryesore Politika

Fredi Beleri është vizituar në burg nga kryepeshkopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, më 15/08/2023, ditën e Shën Marisë, ku ka kërkuar lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur nga zgjedhjet e 14 Majit.

Mediet greke shkruajnë se vizita e Janullatos në burg, për të takuar Belerin përfshin këto elemente: Se kur një anëtar i Kishës përndiqet padrejtësisht, i bëhet padrejtësi e gjithë Kishës. Dhe së fundi, rivendosja e drejtësisë dhe rendit juridik kontribuon në zgjidhjen shoqërore dhe zhvillimin e mirëkuptimit dhe marrëdhënieve paqësore.
Nga ana e tij kryepeshkopi i ka dhuruar Belerit një ikonë të Shën Marisë si dhe i ka premtuar mblshtetje shpirtërore dhe lirim sa më të shpejtë.