Blair: BE e gatshme për ashpërsimin e rregullave të imigracionit për mbrojtjen e Britanisë së Madhe

998

Zyrtarët e Bashkimit Evropian do të pranojnë një ashpërsim të rregullave të imigracionit për të shkuar në linjën e Britanisë së Madhe me qëllim për të ruajtur vendin në bllokun evropian, konfirmoi ish-kryeministri britanik, Tony Blair.

Zyrtarët evropianë, pas diskutimeve që kam zhvilluar, janë të gatshëm të parashikojnë ndryshime për të qenë në linjën e Britanisë së Madhe duke përfshirë këtu dhe lirinë e qarkullimit. Megjithatë, kjo mundësi është e përjashtuar”, theksoi ish-kryeministri në një artikull për rrethin e tij të reflektimit “Institute for Global Change”.

Liria e qarkullimit në Bashkimin Evropian dhe pamundësia për Britaninë e Madhe për të kontrolluar imigracionin kanë qenë një prej shkaqeve kryesore të votimit të britanikëve në mbështetje të daljes nga Bashkimi Evropian gjatë referendumit të 23 qershorit 2016.

Tony Blair theksoi gjithashtu se zgjedhja e presidentit francez, Emmanuel Macron ka ndryshuar dinamikën evropiane




Këtë e pëlqejnë %d blogues: