Charlie Chaplin me rekord të ri botëror

Showbiz

Rreth 660 njerëz kanë vënë një rekord të ri botëror për organizimin që kanë bërë për të festuar ditëlindjen e 128-të të Charlie Chaplin.

Ata u mblodhën në muzeun botëror të Chaplin në Corsier, ku aktori i njohur i kinematografisë ka jetuar për 25 vjet, derisa ndërroi jetë në 1977. Të gjithë ishin të veshur me kostume dhe kapele, njësoj si ai në filmin ‘The Tramp.’ Fëmijë, burra e gra u mblodhën duke formuar një yll gjigand në muze, në mënyrë që të bënin një foto për të thyer rekordin e organizimit më të madh në botë.

‘The Tramp’ është një pseudonim që iu vendos aktorit britantik, i cili u bë film në 1915 me protagonist Chaplin.