Qeveria spanjolle do të kufizojë vendin të hënën si pjesë e masave që po merr në luftën kundër coronavirusit të ri.
Në të njëjtën kohë, numri i të vdekurve nga epidemia Covid-19 në Spanjë arriti sot në 190, nga 120 dje.
Qeveria u bënë thirrje që të gjithë Spanjollët duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të dalin vetëm për të blerë ushqim, të shkojnë në farmaci, spital ose punë dhe në raste urgjente. Ministritë e Shëndetësisë dhe Transportit do të jenë në gjendje të marrin vendime për të gjithë vendin, me disa kompetenca të deleguara tek autoritetet lokale dhe rajonale.
Sipas draftit paraprak, masat kufizuese do të hyjnë në fuqi nga e hëna në 8 të mëngjesit me kohën lokale, me të gjitha masat e tjera që do të zbatohen menjëherë sapo dekreti të publikohet në gazetën e qeverisë.