Vizita e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Shqipëri është përshëndetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. SHBA përmes Departamentit Amerikan të Shtetit e ka cilësuar këtë vizitë si historike.
“Urojmë Vuçiç dhe Ramën për vizitën e parë zyrtare nga një Kryeministër serb. Përgëzojmë Ramën e Vuçiç për angazhimin e tyre për bashkëpunim”, thuhet në deklaratë. Sipas DASH, Bashkëpunimi mes dy vendeve kontribuon për paqen në Ballkan.