DASH: Bashkëpunimi i shërben paqes

Foto e Ditës Kryesore Politika

rama ne focus-1Vizita e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Shqipëri është përshëndetur nga  Shtetet e Bashkuara të Amerikës. SHBA përmes Departamentit Amerikan të Shtetit  e ka cilësuar këtë vizitë  si historike.

“Urojmë Vuçiç dhe Ramën për vizitën e parë zyrtare nga një Kryeministër serb. Përgëzojmë Ramën e Vuçiç për angazhimin e tyre për bashkëpunim”, thuhet në deklaratë. Sipas DASH, Bashkëpunimi mes dy vendeve kontribuon për paqen në Ballkan.