Dekriminalizimi: 40 deputetë, 9 ministra dhe 27 kryebashkiakë pa plotësuar formularët

Korrupsion

korrupsioni ne focus 3FOCUS  NEWS  /  Na japin mësime për demokracinë se si mund të ndërtohet shteti, nga ana tjetër nuk deklarojnë apo plotësojne formularët, duke na kujtuar se pa këta njerëz të korruptuar vendi nuk mund të bëhet. Po lind pyetja a do marre qeveria masa ndaj këtyre?

Brenda një jave, numri i funksionarëve të zgjedhur që duhet të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është rritur dukshëm. Por sërish është larg përmbushjes së plotë të detyrimit ligjor.

Nëse nuk do të dorëzojnë formularin brenda datës 4 maj, pothuajse çereku i të zgjedhurve, përfshirë këtu deputetë, ministra dhe kryetarë bashkish, rrezikojnë humbjen e menjëhershme të mandatit.

Konkretisht, sipas një komunikate të KQZ-së, deri tani formularin e kanë dorëzuar:

100 deputetë nga 140;

11  ministra nga 20;

34 kryetarë bashkie nga 61;

1.234 këshilltarë bashkiakë nga 1.595.

Për t’u dhënë të zgjedhurve më shumë kohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mbajë hapur insitucionin edhe të hënën, që është ditë pushimi për shkak të Pashkëve Ortodokse.

Të njëjtin vendim ka marrë edhe Departamenti i Adminisratës Publike, i cili do të jetë në punë të hënën dhe do të zgjasë orarin edhe të martën, që është dita e parafundit për skadimin e afatit ligjor.